Kosova
Berisha: Rama ia futi ‘thikën pas shpine’ Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës në Stasburg për raportin e Dick Martyt, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se reagimi i Kryeministrit Edi Rama zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, teksa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës, të cilin kryedemokrati e quajti “mjet për të maskuar vasalitetin e Kryeministrit Rama ndaj Beogradit”.
“Edi Rama i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në gjithë ekzistencën e atij institucioni.
I bëj thirrje KE-së që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika që është në mision kundër kombit të vet.
Së fundmi, Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi për mbrojtje mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës. Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe te personalitete që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës.
Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës si mjet për të maskuar vasalitetin e tij ndaj Beogradit”, ka deklaruar Berisha.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











