CH-Ballkani
“Berlin Plus” për të ulur tensionet në Ballkan
Gjermania ka përgatitur një plan për Ballkanin për të rimëkëmbur ekonominë e rajonit, dhe në një farë mënyre do duhet të jetë kompensim për kohën e gjatë të pritjes për anëtarësimin e tyre të plotë në Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat kroate duke cituar burime diplomatike në Bruksel.
Sipas tyre, propozimi i Berlinit së shpejti do të jetë në Këshillit Evropian në Bruksel, e cila, nga ana tjetër, duhet të miratojë fond të veçantë për shtetet e Ballkanit.
Plani është quajtur “Berlin Plus” dhe paratë për zbatimin e tij duhet të sigurojë Zona Ekonomike Evropiane (EEA), e cila përbëhet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, dhe Shoqata e Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA) , në të cilën përveç vendeve të lartpërmendura është edhe Zvicra.
Shumat nuk janë të njohura ende për shkak se ende nuk e ka të organizuar veprimin e donatorëve, por për shkak të shkallës së projektit me siguri do të jetë i rëndësishëm.
Ideja është që rajoni në një periudhë të shkurtër për disa vjetësh të krijojë një hapësirë atraktive ekonomike.
Sic shkruajnë mediat një nga objektivat e Ballkanit Perëndimor është rrjeti i infrastrukturës si autostrada që do të lidhin Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Beogradin dhe Tiranën me Prishtinën.
Një arsye e fortë për aktivizimin e “Berlin Plus” është edhe për të zvogëluar tensionet në rajon.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










