Lajme
Berlini ashpërson kufizimet për Pashkë
Autoritetet e Berlinit njoftuan sot kufizime më të ashpra antiCOVID-19, ndërsa kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një “Pashkë të qetë”.
“Sipas rregullave të reja, në fuqi nga e premtja, banorët e Berlinit lejohen jashtë vetëm ose në çift midis orës 21:00 dhe 05:00”, thanë zyrtarët, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Rregullat aktuale për kontaktet ditore do të vazhdojnë të jenë në fuqi, me mbledhjet jashtë dhe në shtëpi të kufizuara në një maksimum prej pesë personash nga dy familje. Fëmijët nuk përfshihen në kufizime.
Rregullorja për mbledhjet private të brendshme do të shtrëngohen, gjithashtu, nga e marta e ardhshme, me vetëm anëtarët e një shtëpie plus një person tjetër të lejuar të jenë së bashku.
Asnjë vizitë nuk do të lejohet ndërmjet orës 21:00 dhe 05:00.
Kancelarja Angela Merkel bëri thirrje që gjermanët t’u përmbahen rreptësisht rregullave të qeverisë, që synojnë ndalimin e përhapjes së virusit gjatë periudhës së festave të Pashkëve.
“Me sjelljen tonë, ne sërish mund të ngadalësojmë, të ndalojmë dhe pastaj të kthejmë rritjen e fortë të shifrave të infeksionit”, tha ajo në një podcast video.
“Mjekët dhe infermierët nuk mund ta fitojnë vetëm luftën kundër pandemisë. Ne do ta mundim virusin së bashku”, shtoi kancelarja.
Ajo tha se kjo do të thotë mbi të gjitha “që duhet të jetë një Pashkë e qetë, brenda një rrethi të vogël familjar” dhe i nxiti banorët të përmbahen nga të gjitha udhëtimet jo të detyrueshme gjatë asaj që ajo e përshkroi si një fazë vërtet të vështirë të pandemisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











