Lajme
Berna përgatitet për ndeshjen e ҫerekfinales së Zvicrës, këto ndryshme do i shihni të premten
Për të festuar çerekfinalet e Kampionatit Evropian të futbollit të femrave, qyteti i Bernës ka njoftuar se restorantet do të lejohen të shërbejnë mysafirët e tyre gjatë gjithë natës nga e premtja në mbrëmje deri në orët e para të së shtunës, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Kjo masë vjen para ndeshjes së rëndësishme të ekipit zviceran të femrave kundër kampionëve të botës, Spanjës, që do të zhvillohet të premten në orën 21:00 në stadiumin Wankdorf.
Në një deklaratë, Drejtoria për Sigurinë, Mjedisin dhe Energjinë të Bernës ka theksuar se performanca e shkëlqyer e skuadrës do të festohet me një natë argëtimi në qytet, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes, transmeton albinfo.ch.
Zona e tifozëve në Bundesplatz do të qëndrojë e hapur deri në orën 00:30 të mëngjesit për të pritur mbështetësit e futbollit.
Në të njëjtën kohë, në malin lokal të Bernës po zhvillohet Festivali Gurten, i cili do të transmetojë drejtpërdrejt ndeshjen Spanjë-Zvicër në zonën e skenës së tendës, duke ofruar një atmosferë festive me muzikë dhe sport për vizitorët, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












