Kosova
Bernard Kouchner viziton Kosovën më 11 dhe 12 qershor
Përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner, do tA vizitojë Kosovën më 11 dhe 12 qershor 2024.
Në krye të UNMIK-ut, Bernard Kouchner kontribuoi për të krijuar një administratë dhe një sistem politik në Kosovë dhe për ta rimëkëmbur ekonominë, transmeton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Bernard Kouchner do të marrë pjesë në programin e organizuar nga autoritetet kosovare për personalitete të larta të ftuara me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Bernard Kouchner do të ketë nderin t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne më 12 qershor.
Në fund ai do të vizitojë Graçanicën ku do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit serb, përfshirë ipeshkvin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosijen./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran bën pagesat e para për viktimat e zjarrit në Crans-Montana Kantoni i Valais ka bërë pagesat e para të ndihmës emergjente prej 10,000 CHF (rreth 12,900... -
Dhjetëra vende pune priten të shkurtohen në Zvicër -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër












