Lajme
Berset: Nëse nuk do të shitej Credit Suisse, do të kishim një katastrofë
Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, është shprehur se marrja e Credit Suisse nga UBS e ka ndaluar një katastrofë. Berset foli në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, që u thirr për të debatuar marrëveshjen e diskutueshme të 19 marsit që qeveria e tij arriti në kohë shumë të shkurtër e me dyer të mbyllura.
Lejimi i falimentimit të Credit Suisse sapo tregjet e aksioneve u rihapen më 20 mars “do të kishte krijuar një krizë financiare ndërkombëtare me efekte shkatërruese për Zvicrën, për kompanitë, për klientët privatë, por edhe për reputacionin e vendit tonë”, tha presidenti, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
“Shkrirja e Credit Suisse nuk është shkatërrimi i Zvicrës. Është humbja e një banke; e një banke të madhe, por vetëm një bankë. Asgjë më shumë, asgjë më pak”, u shpreh tutje presidenti.
Seanca treditore në Asamblenë Federale në Bernë u thirr pasi ligjvënësit u gjendën përpara një fakti të kryer. “Pa ndërhyrje, Credit Suisse do ta kishte gjetur veten, sipas të gjitha gjasave, në mospagim më 20 ose 21 mars,” tha Berset, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Debati do të zhvendoset në Dhomën e Ulët të Këshillit Kombëtar prej 200 vendesh nga ora 17:15. Mes frikës së infektimit pas rënies së tri bankave rajonale të SHBA-së, çmimi i aksioneve të Credit Suisse ra, bashkë me sigurimet nga Banka Kombëtare Qendrore Zvicerane (SNB). Por kjo dështoi të kthente besimin e investitorëve dhe nga frika e një gjakderdhjeje kur tregjet u rihapën më 20 mars, qeveria, SNB dhe rregullatori financiar FINMA forcoi UBS në një blerje prej 3.25 miliardë dollarësh, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













