Lajme
Berset: Nuk duam t`i hapim restorantet dhe të detyrohemi t`i mbyllim prapë
“Ne gradualisht mund të hapemi, me rrezikun që më vonë të marrim masa të mëtejshme. Ose mund të ngadalësojmë pak zbutjen dhe të presim më gjatë, duke shpresuar që më vonë të jetojmë me më pak kufizime"
Sot, në kuadrin e sesionit pranveror të punimeve të Parlamentit, është zhvilluar një debat i gjallë lidhur me masat e pandemisë, raporton srf.ch.
Qeveria është përballur me shumë pyetje dhe presion për marrjen e masave drejt daljes nga bllokimi. Pyetjet kanë pasur të bëjnë kryesisht me kohën dhe mënyrën e hapjes së restoraneteve dhe janë shtruar më shumë nga deputetë të SVP-së, shkruan albinfo.ch.
Kështu, Esther Friedli (SVP / SG) deshi të dijë nga Këshilli Federal se çfarë perspektive mund të ketë dega e hotelierisë.
Duke iu përgjigjur deputetes, ministri i shëndetësisë, Alain Berset ka thënë: “Sa më shpejt të jetë e mundur. Por gastronomia nuk është e vetmja. Kultura, sporti dhe turizmi po vuajnë gjithashtu mjaft shumë. Ne duhet të shohim se si zhvillohet situata. Meqenëse tre nga katër kriteret e hapjes aktualisht nuk janë përmbushur, ekzistojnë ende dy mundësi”.
“Ne gradualisht mund të hapemi, me rrezikun që më vonë të marrim masa të mëtejshme, transmeton albinfo.ch. Ose mund të ngadalësojmë pak zbutjen dhe të presim më gjatë, duke shpresuar që më vonë të jetojmë me më pak kufizime.
Grupet e ndryshme politike kanë kërkuar për një diskutim me pesë interpelanca urgjente. U paraqit edhe një mocion.
Me 185: 0 vota me 0 abstenim, mocioni u pranuia. Ai kërkon që edhe farmacitë dhe jo vetëm ordinancat mjekësore dhe spitalet, të mund të kryejnë analiza gjaku për të përcaktuar infeksionin nga korona, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal kishte rekomanduar që ky mocion të refuzohej.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












