CH-Ballkani
“BESA“ reagon ndaj deklaratave të Zaevit për Kosovën
Ndaj deklarimeve të liderit opozitar maqedonas, Zoran Zaev, ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi.
Zaev e ka cilësuar votën pro të Maqedonisë për Kosovën në UNESCO si të kotë dhe që ka ndikuar në prishjen e miqësinë me Sërbinë.
Zeqirja Ibrahimi ka thënë se Zaev po bën kalkulime të gabuara.
“Një gjë duhet ta dinë të gjithë politikanët maqedonas të Maqedonisë: nëse ata kanë rezerva ndaj kërkesave të Republikës së Kosovës, kjo nënkupton se edhe Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë do të kenë rezerva ndaj tyre. Lëvizja BESA është për një Maqedoni të kthyer kah Kosova dhe Shqipëria, ndërsa secili që mendon se tek ne do të gjejë politikanë si Ali Ahmeti, që e lejojnë aleancën e vëllazërinë me Serbinë në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të Kosovës, Duhet ta dinë se i ka kalkulimet e gabuara. Këtë nuk do t’ia dëshiroja askujt në Maqedoni”, ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi për portalin Sakte.net, përcjell albinfo.ch
Përndryshe, Zaev me deklarimet e tij të fundit ka kërkuar përmirësim të marrëdhënieve Serbi-Maqedoni.
“Marrëdhëniet e Serbisë dhe Maqedonisë patjetër të përmirësohen, ashtu si edhe marrëdhëniet me shtetet fqinje tjera”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













