E-Diaspora
Besforti dekorohet me “Medaljen Bavareze për Shpëtim”
Besfort Berisha, duke vënë në rrezik jetën e vet, ka shpëtuar një person të lënduar rëndë i cili kishte rrëshqitur në mesin e binarëve të hekurudhës në stacionin e Bruck-ut. Atë sapo e kishte shkelur një tren dhe kishte mbetur me plagë të rënda në binarë. Vetëm pak sekonda më pas atë do ta shkelte treni tjetër që do te kalonte mbi ata binarëruan süddeutschezeitung.de. Por Besforti ka qenë më i shpejtë. Ai nuk ka menduar dy herë dhe është hedhur për ta shpëtuar personin e lënduar, transmeton albinfo.ch.
Për këtë vepër të tij të guximshme dhe humane, Besforti ka marrë këto ditë dekoratën e quajtur «Medalja Bavareze për Shpëtim» të cilën ia ka dorëzuar në një solemnitet kryebashkiakja Karin Geissler. Në këtë aktivitet, medalje dhe dekorata u janë ndarë gjithsej 23 qytetarëve të Fürstenfeldbruck-ut.
Berisha po për këtë akt të tij të guximshëm qe dekoruar gjatë verës edhe nga kryemisnitri i Bavarisë, Horst Seehoffer.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg Zjarri në Strasbourg rrezikon jetën e dy vajzave shqiptare nga Kosova, familjarët arrijnë t’i shpëtojnë... -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












