Sport
Besnik Bekteshi, shkëlqen në kombëtaren gjermane U20
Në përmbyllje të sezonit ai ka marrë titullin e dytë radhazi të basketbollistit më të mirë defensiv të bundesligës U19
Besnik Bekteshi, i lindur në Kosovë në vitin 1993, jeton në Gjermani që nga viti 1999. Prej moshës 11 vjeçare merret me basketboll. Fillimisht ka bërë përvojë në ligën regjionale, për të arritur pastaj edhe në bundesligën gjermane për grupmoshat U19 (NBBL), gjegjësisht në klubin EnBW Ludwigsburg.
Besniku gjatë një aksioni
Nga viti 2008 Besniku ka marrë shtetësinë gjermane.
Lojtari i juniorëve të kombëtares gjermane imponohet me një potencial enorm në sulm dhe me mbrojtje të fuqishme. Trajneri i bundesligës i lavdëron cilësitë e tij të hedhjes së topit, sidomos pas driblimit, ku ai është veçanërisht i fortë. Pas kësaj vjen edhe vetëbesimi i tij që e bën djaloshin e gjatë 1.87 m të jetë mentalisht jashtëzakonisht i qëndrueshëm.
Në fund të këtij sezoni, Besniku ka përfunduar edhe karrierën e tij të suksesshme katërvjeçare në NBBL. Dhe këtë periudhë të jetës së tij sportive ai e ka kurorëzuar me titullin e dytë radhazi të basketbollistit më të mirë defensiv të bundesligës U19.
Skuadra në të cilën luan Besniku (Rreshti i parë, ulur, i pari nga e djathta)
Në sezonin 2009/2010 Besniku qe zgjedhur “Rookie” i vitit ndërsa në sezonin 2010-2011 “mbrojtësi i vitit” dhe i dyti në MVP –Voting.
Aktualisht Besniku është duke luajtur për skuadrën U20 të kombëtares gjermane. Së fundi, ai ka shkëlqyer në ndeshjet testuese kundër Polonisë dhe kundër Francës, të cilat kombëtarja gjermane i ka fituar, ashtu si dhe tri ndeshjet tjera që i ka luajtur në këtë fazë.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme












