Lajme
“Beteja për votën e diasporës”, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch
Janë zhvilluar intervista dhe artikuj të tjerë me qendrat e partive kryesore që garojnë për legjislaturën e ardhshme të Parlamentit të Kosovës
Zgjedhjet parlamentare të radhës në Kosovë mbahen më 9 shkurt, por “ethet” për to kanë filluar shumë para hapjes së afatit zyrtar zgjedhor. Dhe kjo, jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë, kudo ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve (qytetarëve të Kosovës), me të drejtë vote. Në Zvicër këto “ethe” janë për aq më të “nxehta” nga fakti se kemi një përqendrim të madh të kosovarëve në një hapësirë relativisht të vogël dhe lehtësisht të qasshme. Ndërsa, në përgjithësi, kjo temë ka marrë peshë më të madhe pas fitores, në mandatin e kaluar të zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, fitore që nga shumëkush u referohej në masë të madhe votave të diasporës.
Kësaj teme, gjegjësisht “Betejës për votën e diasporës”, revista Albinfo.ch i ka rezervuar vendin qendror në numrin e saj më të ri. Për ta “përthekuar” mirë këtë temë, janë zhvilluar intervista ose artikuj të tjerë me qendrat e partive kryesore që garojnë për legjislaturën e ardhshme të Parlamentit të Kosovës. Të gjithë ato janë shprehur në superlativ për diasporën dhe rolin e saj në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës. Nuk mungojnë në këto tekste as kritikat e nga partitë opozitare, që kanë në shënjestër partitë aktualisht në pushtet.
Po ashtu është rrahur edhe tema e votimit në zyrat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Kosovës, mundësi kjo që hyn në fuqi për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga ana tjetër, editoriali i këtij numri të revistës flet kundër zërave që kërkojnë ndalimin e votës së diasporës në zgjedhjet që mbahen në Kosovë. “Përkundrazi, votat nga diaspora duhet të shtohen”, thuhet në editorial dhe sqarohen arsyet përse.
Krahas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, numri aktual i revistës sonë shtjellon edhe problemin e pjesëmarrjes së diasporës, gjegjësisht shtetasve nga Shqipëria në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Për këtë temë flet artikulli përkatës, ku është konsultuar Florian Haçkaj, personi më meritor për fitoren e nismës për të drejtën e votës së diasporës në Shqipëri. Kjo nismë, siç dihet, ka fituar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe (kryesisht) garanton të drejtën e votës së diasporës.
Ky numër i revistës, si zakonisht, u ka dhënë hapësirë edhe temave të tjera nga peizazhi kulturor, artistik, sportiv etj., i diasporës sonë në Zvicër e më gjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













