Lajme
Biden e uron Vuçiqin për Ditën e Shtetësisë
Presidenti amerikan i kërkon Vuçiqit njohjen e Kosovës
Duke qenë se është Dita së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përcjell albinfo.ch.
Presidenti amerikan në letrën e urimit drejtuar homologut serb ka pohuar se pret normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohej edhe në njohjen reciproke.
“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi i normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim”, shkruan ndër të tjerash në letrën e urimit të të parit të shtetit amerikan, raporton gazeta danas.
Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 shkurtin – Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë.
Megjithatë, presidenti serb gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ndër të tjerash ka deklaruar se asnjëherë nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.
“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo të njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur, sepse pavarësia është gjithçka për çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiq.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia pritet që sërish të vazhdojnë dialogun në Bruksel, ndërsa për këtë qëllim së fundi diplomatë të huaj kanë vizituar Kosovën dhe Serbinë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











