Lajme
Biden emëroi ambasadorin në Serbi
Mësohet ser presidenti Joe Biden të enjten emëroi për ambasador në Serbi diplomatin amerikan, Christopher Hill, përcjell albinfo.ch.
Hill u tërhoq nga shërbimi i jashtëm në vitin 2010, pasi shërbeu si ambasador në Irak.
Gjatë karrierës së tij, ai ndihmoi në negocimin e një zgjidhjeje paqeje në vitin 1995 për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë dhe ishte kreu i delegacionit amerikan në vitin 2003 në bisedimet me gjashtë vende që synonin të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë nga programi bërthamor.
Hill ishte ambasador amerikan në Maqedoni, Poloni dhe Korenë e Jugut, si dhe i dërguar special në Kosovë. Ai u emërua ndihmës sekretar Shteti për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George W Bush.
Hill aktualisht është profesor ndihmës në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia.
Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












