Lajme
Biden: Imuniteti i tufës në SHBA vështirë të arrihet deri në shtator
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se do të jetë “shumë e vështirë” për SHBA-në që të arrijë imunitetin e tufës kundër koronavirusit deri në shtator.
“Ideja që kjo mund të kryhet dhe ne mund ta arrijmë imunitetin e tufës shumë kohë përpara përfundimit të verës, është shumë e vështirë”, tha Biden në një intervistë për kanalin televiziv CBS.
Imuniteti i tufës arrihet kur një pjesë e madhe e popullatës bëhet rezistente ndaj sëmundjes, ose nga infeksioni i mëparshëm, ose nga vaksinimi. Sipas shkencëtarëve, imuniteti i tufës kundër koronavirusit kërkon që së paku 75 për qind e popullatës të zhvillojë mbrojtje. Shtëpia e Bardhë është zotuar se do të administrojë së paku 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në 100 ditët e para të administratës së re. Kjo nënkupton vaksinimin e 50 milionë njerëzve, pasi vaksina, për të qenë efektive, duhet të jepet në dy doza.
Deri më 7 shkurt, sipas të dhënave të Qeverisë amerikane, mbi 9 milionë amerikanë kanë marrë nga dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna. Biden tha se sfida janë tejkalimi i problemeve logjistike dhe mungesat në furnizime. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Mbi 27 milionë njerëz atje janë infektuar dhe mbi 463,000 kanë vdekur. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 106 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 2.3 milionë kanë vdekur dhe afro 60 milionë janë shëruar.
E-Diaspora
-
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” Aktiviteti, i organizuar nga NCBI Switzerland në bashkëpunim me Parlamentin e Refugjatëve, shërbeu si një platformë... -
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet Pavarësisë së Kosovës dhe majave kulturore e sportive të saj -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë
Jeta në Zvicër
-
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë Tani do të kërkohen bileta për të marrë pjesë në festival. Kjo ka për qëllim të... -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini












