Lajme
Biden ndan 500 milionë dollarë ndihmë për refugjatët afganë
Presidenti Biden po sanksionon përdorimin e një fondi emergjent të refugjatëve në SHBA, me qëllim të përmbushjes së nevojave urgjente të papritura të refugjatëve, viktimave të konfliktit dhe personave të tjerë në rrezik si rezultat i situatës në Afganistan.
Aty po ashtu thuhet se paratë mund të përdoren përmes organizatave ndërkombëtare dhe bamirësive, si dhe departamenteve dhe agjencive qeveritare, shkruan BBC.
Ky veprim vjen vetëm disa orë pasi Biden mbrojti fuqishëm vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani. Ai këmbënguli se nëse nuk do të kishte respektuar një marrëveshje largimi të negociuar nga administrata e mëparshme e Donald Trump, SHBA rrezikonte një kthim në konflikt të hapur me forcat talibane.
Por ai e ka bërë të qartë se çdo sulm ndaj personelit amerikan të përfshirë në operacionin e tërheqjes, do të pritej me forcë shkatërruese nëse është e nevojshme.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë












