Lajme
Biden paralajmëron masa të ashpra kundër Rusisë
Sipas tij SHBA nuk do të ndërhyjë ushtarakisht por do të vendosë sanksione të rënda për Rusinë
Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një konferencë për media ku ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Ai tha se SHBA dhe eatët e saj shumë shpejt do të vendosin masa ndaj Kremlinit si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak, njofton Albinfo.ch.
Biden tha se sanksionet e rena do të kenë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse, duke penguar zhvillimin e teknologjisë në fusha të ndryshme, nga ajo civile tek ajo hapësinore.
“Do të jetë fusha bankare dhe financiare ajo që sipas tij do të goditet më shumë, me asete të bllokuara që shkojnë deri në 1 trilion dollarë, por edhe çdo mundësi investimi rus në dollarë”, theksoi Biden.
Presidenti amerikan rikonfirmok se ushtarët amerikanë nuk do të ndërhyjnë në territorin ukrainas, por siç u shpreh ai, do të merren masa për të siguruar vendet aleate të NATO-s, që artikulli 5 që parashikon ndërhyrje ushtarake në qoftë se një anëtar i Aleancës sulmohet, do të respektohet menjëherë.
“Putin ka ambicie më të mëdha se Ukraina, ai do të rikthejë Bashkimin Sovjetik. Diçka që shkon në drejtim të kundërt me atë ku po shkon bota”, tha Biden.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz










