Lajme
Biden telefonon liderët evropianë
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti amerikan Joe Biden u konsultua të hënën me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe aleatët e tjerë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se telefonata zgjati nga ora 11:32 deri në 12:54 pasdite.
Përveç Biden, Scholz, Macron dhe Johnson, pjesëmarrës ishin edhe kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Fumio Kishida, presidenti polak Andrzej Duda, presidenti rumun Klaus Johannis dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ishin gjithashtu pjesëmarrës.
Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar paraprakisht se qëllimi i takimit ishte diskutimi i zhvillimeve të fundit në lidhje me sulmin rus ndaj Ukrainës dhe koordinimi i një përgjigjeje të përbashkët.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga












