Kosova
Biden uron Kosovën, thotë se dialogu duhet të përfundojë me njohje
Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar telegram urimi me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton Albinfo.ch.
“Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për Ditën e Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës”, shkruan presidentja Osmani
Presidenti Biden në këtë urim duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë.
Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-në!, shkruan presidentja Osmani.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












