Lajme
Bideni bën thirrje për “pauzë” humanitare në Gaza
Së fundmi, presidenti amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për një “pauzë” humanitare në luftën Izrael-Hamas, pasi fjalimi i tij gjatë një tubimi zgjedhor u ndërpre të mërkurën mbrëma nga një protestuese që bëri thirrje për armëpushim, përcjell albinfo.ch.
Kjo deklaratë paraqet ndryshim në qëndrim, pasi Biden dhe ndihmësit e tij, gjatë gjithë krizës në Lindjen e Mesme kanë qenë të palëkundur në deklarimet e tyre se nuk do të diktojnë se si izraelitët do të kryejnë operacionet e tyre ushtarake në përgjigje të sulmit të 7 tetorit të militantëve palestinezë të Hamasit.
Por presidenti amerikan është përballur me presion në rritje nga grupet për të drejtat e njeriut nga liderët botërorë, por edhe nga anëtarët më liberalë të partisë së tij, të cilët kanë thënë se bombardimet e Izraelit në Gazë janë ndëshkim kolektiv dhe se është koha për një armëpushim.
Në deklarimin e tij, Biden i bëri presion kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që t’u ofrojë palestinezëve të paktën një pushim të shkurtër nga operacioni i vazhdueshëm ushtarak që ka lënë mijëra të vdekur dhe e ka zhytur Rripin e Gazës në një katastrofë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër










