Lajme
Borë në shkretëtirën e Saharasë
E rrallë, por një e vertetë që ndodhi këto ditë në Shkretëtirën e Saharës ishte rënia e doborës, duke marrë pamje krejtësisht tjetër, transmeton albinfo.ch.
Fotografitë që do t’i shihni më poshtë pasqyrojnë pamjet e pabesueshme të borës në Shkretëtirën e Saharasë, pasi një stuhi e çuditshme goditi Algjerinë.
Po ashtu, pamjet e jashtëzakonshme shfaqin qytetin shkretëtirë të Ain Sefra, të mbuluar me borë të papritur që shkon në disa centimetra, raporton “The Sun”.
Është hera e tretë që ky qytet mbulohet nga bora e bardhë në 38 vjetët e fundit.
Nga ana tjetër, Ain Sefra nuk kishte parë borë që nga 18 shkurti i vitit 1979, kur pati të reshura që zgjatën vetëm 30 minuta.
Bora kësaj radhe nisi të binte në orët e para të së dielës dhe shpejt mbuloi rërën.
Fotografi Karim Bouchetata tha: “U befasuam me të vërtetë kur u zgjuam dhe pamë borën e bardhë. Qëndroi gjatë gjithë ditës së diel dhe nisi të shkrihej rreth orës 5 të pasdites”. /Albinfo.ch





E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














