Lajme
Bie çmimi i arit në Kosovë
Dy muaj më parë në bursat ndërkombëtare çmimi i arit pati rritje, gjë që ndikoi edhe në Kosovë.
Saktësisht para dy muajsh qytetarët e Kosovës një gram ari kanë pasur mundësinë ta blejnë deri në 55 euro, ndërkaq momentalisht ari në Kosovë ka filluar të ketë rënie të ndjeshme, duke rënë në 45 euro për gram.
Buletini Ekonomik ka vizituar disa prej argjentarive në Prishtinë. Sipas tyre, pandemia ka shkaktuar humbje të madhe te ta dhe njëkohësisht edhe ulje të çmimit për gram të arit, përcjell Albinfo.ch.
Artarët thonë se pas pandemisë, qytetarët kanë filluar edhe ta shesin arin për nevojat e tyre.
“Meqë gjatë pandemisë nuk kemi punuar, ne si biznes kemi filluar punën pas lirimit të masave dhe se kemi vërejtur se shumë qytetarë kanë filluar shitjen e arit nëpër argjentari për nevojat personale, përfshirë edhe për sëmundje”, u shpreh një prej argjentarëve në kushte anonimiteti. Aktualishti një kg ari në Kosovë kushton 30.000 euro”, ka thënë një artar në kushte anonimiteti.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar -... -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë












