Lajme
Bie çmimi i naftës në berzën ndërkombëtare
Çmimet e naftës u ulën, pas një rritjeje të zgjatur, por ruajtën mbështetjen nga premtimet e prodhuesve kryesorë, Arabia Saudite dhe Rusia, për të zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në shtator.
Të dy standardet globale shënuan rritjet e gjashta javore radhazi, javën e kaluar.
Të hënën, kontratat futures të naftës Brent, ranë me 63 cent në 85,61 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e West Texas Intermediate të SHBA-së, ishte në 82,17 dollarë për fuçi, duke rënë 65 cent.
Duke pasur parasysh zgjatjen vullnetare të shkurtimeve të furnizimit, skenari bazë është se ne do të shohim një deficit në treg, i cili do të vazhdojë të rrisë çmimet e naftës.
Eksportuesi më i madh në botë, Arabia Saudite, zgjati uljen vullnetare të prodhimit prej 1 milion fuçi në ditë (bpd) deri në fund të shtatorit dhe tha se mund të ketë më shumë.
Në përputhje me shkurtimet e prodhimit, Saudi Aramco ngriti të shtunën çmimet zyrtare të shitjes, për shumicën e llojeve, që shet në Azi, për herë të tretë në shtator.
Rusia shtoi ngushtësinë e furnizimit me njoftimin e saj, se do të shkurtojë eksportet e naftës me 300,000 fuçi në ditë në shtator.
Duke pasur parasysh këto shkurtime shtesë dhe vlerësime të shterimit në inventarët e naftës në muajt e ardhshëm, analisti i PVM, Tamas Varga tha se “sfondi themelor bëhet jashtëzakonisht inkurajues”.
Ai shtoi se sfondi themelor makroekonomik global, ishte gjithashtu pozitiv, pavarësisht uljes së vlerësimit të SHBA javën e kaluar.
Të dhënat ekonomike kineze këtë javë, megjithatë, do të jenë në fokus, pasi tregu kërkon të vlerësojë ‘oreksin’ e Pekinit, për më shumë masa stimuluese për të mbështetur ekonominë e vendit.
Investitorët do të monitorojnë gjithashtu leximin e çmimeve të konsumit në SHBA të enjten, që mund të ofrojë të dhëna mbi politikën monetare të Rezervës Federale, pasi një raport i punësimit ringjalli frikën, se banka qendrore mund t’i mbajë normat më të larta për më gjatë.
Më vete, rreziqet për furnizimin, mund të rriten pasi tensionet Rusi-Ukrainë rriten në portet e Detit të Zi.
Javën e kaluar, një luftanije ruse u dëmtua rëndë, në një sulm me dron i marinës ukrainase, në bazën detare ruse në Novorossiysk. Porti trajton 2% të furnizimit të naftës në botë, por ka rifilluar punën. / CNBC
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











