Lajme
Bie inflacioni në Eurozonë
Ekonomia e Evropës po tregon shenja rikuperimi, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga zyra evropiane e statistikave, EUROSTAT.
Konkretisht, inflacioni në zonën Euro ra në 5.3 për qind në korrik, niveli i tij më i ulët që prej janarit 2022 dhe nga 5.5 për qind që ishte në qershor.
Por inflacioni bazë, që ofron një vlerësim më të saktë lidhur me presionin ndaj çmimeve, mbeti i pandryshuar në 5.5%.
Rënia e inflacionit është në linjë me parashikimet e mëparshme ekonomike, por sërish mbetet shumë më sipër objektivit prej 2 për qind të caktuar nga Banka Qendrore Evropiane.
Javën e kaluar, BQE rriti normat e interesit për herën e nëntë rresht, duke i çuar në nivelin më të lartë në 23 vjet, në përpjekje për të vendosur inflacionin nën kontroll.
Ndërkohë, të dhënat e reja tregojnë se ekonomia e Eurozonës u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit, më shumë nga sa parashikohej. Ndërsa GDP-ja në bllokun me 27 vende anëtare mbeti e qëndrueshme.
Gjermania, e konsideruar si fuqia kryesore ekonomike e Unionit, duket se ka dalë nga recesioni pasi nuk ka pasur rënie, edhe pse rritja e saj ekonomike ka qenë zero për qind.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













