Lajme
Bie interesimi i serbëve për BE
Nëse aktualisht do të mbahej një referendum për integrim e Serbisë në BE, më pak se gjysma e serbëve do të votonin pro
Më pak se gjysma e qytetarëve të Serbisë janë të interesuar për integrim në Bashkimin Evropian, ndërsa më shumë se gjysma, ose shprehen kundër, ose abstenojnë sa i përket anëtarësimit në bashkësinë më të madhe ekonomike dhe politike të shteteve evropiane. Në një hulumtim që është realizuar nga Zyra për BE e Qeverisë së Serbisë, ku janë anketuar rreth 1000 respodentë, shifrat tregojnë një rënie nën 50 për qind të serbëve për integrim në BE. “Nëse referendumi për pranim në BE do të mbahej tash, 49 për qind e votuesve do të thonë “po”, integrimin, 25 për qind e tyre të ishin kundër, ndërsa 19 për qind do të abstenonin”, thuhet në anketë të cilën e raporton REL. Sipas këtij hulumtimi, 8 për qind e të anketuarve ende nuk e dinë se si të votojnë. Serbia ka fituar të drejtën e shtetit kandidat për në BE, por akoma nuk është caktuar data për fillimin e negociatave. Kushti themelor për këtë, vazhdon të mbetet Kosova, respektivisht përmirësimi i raporteve ndërfqinjësore, implementimi i marrëveshjeve dhe vazhdimi i dialogut. Ndryshe, në një anketë tjetër e të njëjtit nivel, por që është zhvilluar në Kosovë, kanë dalë se kosovarët e mbështesin mbi 70 për qind anëtarësimin në BE.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










