Shkurt.ch
Bie numri i komunave që festojnë 1 Gushtin
Të shumtët duan të festojnë në familje apo në pikniqe dhe po ashtu është bërë më e vështirë të gjenden njerëz vullnetarë për të ndihmuar në organizimin e festës
A po vdes festa e 1 Gushtit? Bashkësia e Komunave të Zvicrës i ka shtruar vetes këtë pyetje dhe me të u është drejtuar të gjitha komunave. Përgjigjet që i ka marrë kanë dalë kundërthënëse, shkruan srf.ch.
Çdo e teta komunë heq dorë nga festimi zyrtar i 1 gushtit. Njëra ndër këto komuna është dhe ajo Hundwil, Kantoni Appenzell Auserhoden. Kryetarja e kësaj komune, Margrit Müller thotë për srf se “është ulur interesimi”. Të shumtët duan të festojnë në familje apo në pikniqe dhe po ashtu është bërë më e vështirë të gjenden njerëz vullnetarë për të ndihmuar në organizimin e festës.
Komuna të tjera, duan të kursejnë, kështu që 1 Gushtin e festojnë vetëm një herë në dy vjet. Një numër tjetër komunash festimin e caktojnë për një natë para një gushtit, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë njerëz në festë pasi që të nesërmen ata janë të lirë nga puna.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













