Ukraina
Bie numri i refugjatëve ukrainas që po shkojnë në Gjermani
Fluksi i refugjatëve ukrainas që hyjnë në Gjermani është ngadalësuar në rreth 2,000 persona në ditë.
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha më 14 maj se numri i refugjatëve është ulur nga 15,000 njerëz në ditë që hynin në Gjermani në mesin e muajit mars, kur kishin kaluar vetëm disa javë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Faeser tha për Rheinische Post se shumica e refugjatëve ukrainas në fund do të kthehen në Ukrainë.
Megjithatë, ajo tha se “disa do të qëndrojnë nëse njerëzit shohin mundësi për të gjetur hapësirë në tregun gjerman të punës”.
Gazeta gjermane, Welt am Sonntag, raportoi më 14 maj se mbi 700,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar në autoritetet gjermane qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Rreth 40 për qind e refugjatëve ukrainas janë të mitur dhe më pak se 80 për qind janë gra, sipas gazetës, e cila citoi të dhënat e Ministrisë së Brendshme.
Mbi 6 milionë ukrainas janë larguar nga shteti qëkur ka nisur lufta, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026 Zvicra pritet të përjetojë një ngadalësim të rritjes ekonomike në vitin 2026, sipas parashikimit më të... -
Black Friday shkakton humbje të mëdha për tregtarët në Zvicër -
Frangu zviceran mbetet i fortë! -
Trenat në Zvicër më të mbushur se kurrë në ditët para festave -
Çmimet e sigurimeve të makinave në Zvicër po rriten për shkak të kostove të riparimeve












