Lajme
Partia e Gjelbër kryeson sondazhet në Gjermani
Gjashtë nga dhjetë sondazhe të publikuara në dy javët e fundit, u japin epërsinë të gjelbërve përpara Unionit Kristian Demokrat (CDU), të kancelares Angela Merkel.
Një frymë e re e gjelbër po merr jetë në politikën gjermane. Sipas sondazheve, Partia e Gjelbër Gjermane ka epërsinë vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve.
Kjo është hera e parë që prej qershorit 2019, që i gjen të gjelbrit përpara në sondazhe, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Në Gjermani, ndryshe nga vende të tjera të Evropës, ka pasur një qëndrueshmëri më të lartë politike. Partitë simotra të CDU-së në Francë apo Itali, kanë marrë goditje të rënda në votime. Ndërsa, në Gjermani, CDU-ja vazhdon të jetë forcë e parë në vend.
Por, pavarësisht kësaj, hegjemonia e CDU-së në Gjermani mund të thyhet pas 16 vjetëve.
Mesatarisht, të gjelbrit shpallen fitues me 27% të votave. Ky rezultat do të lejonte kandidaten për kancelare, Annalena Baerbock, të krijonte një koalicion për qeverisje. Koalicion, i cili do të ishte i mundur edhe me CDU-në.
Kreu i ri i Kristian-Demokratëve ndërkaq, Armin Laschet, pretendon të vazhdojë frymën e kancelares në largim, Merkel.
Pikat kryesore, ku ky i fundit do të synojë, është mungesa e eksperiencës nga ana e Baerblock. 40-vjeçarja, prej tre vjetësh është nën bashkëdrejtim të të gjelbërve, por nuk ka treguar aftësi të larta lidershipi.
Fushata e saj po përqendrohet kryesisht në reformimin e sistemit. Këtu, përfshihet edhe limitimi i mandatit të kancelarit në Gjermani.
Përtej sondazheve, një fitore e të gjelbërve nuk duket shumë e afërt. Kjo, edhe për pasojë të një vazhdimësie të qetë, të cilën gjermanët e kanë kërkuar përgjatë dekadave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












