Shkurt.ch
Bie rrjeti „Facebook” për rreth 15 minuta në tërë botën
Rrjeti më i madh social në botë "Facebook" të mërkurën mbrëma ishte jashtë funksionit dhe i pakapshëm për rreth 15 minuta për përdoruesit e tij
“Kjo faqe nuk mund të shfaqet”, ishte paraqitur në faqen tuaj nëse keni kërkuar Facebook –un të mërkurën mbrëma. Raportohet se kishte ndodhur rreth 21.30 deri 22, kur rrjeti social ishte i bllokuar.
“Facebook” ishte bllokuar për një numër të madh përdoruesish në Shtetet e Bashkuara, raporton “Reuters”. Ndërsa “Global News” shkruan se problemi ka prekur SHBA-në, Kanadanë dhe të gjitha vendet e botës.
Shumë përdorues raportuan se morën një mesazh gabimi “e pamundur të lidheni me internetin”, gjatë kohës që po përpiqeshin të futeshin në rrjet.
Fatmirësisht, shërbimi u kthye pas rreth 17 minutash, pasi ishte ndërprerë. Ndërsa kompania “Facebook” nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar për ngjarjen.
Edhe në muajin qershor “Facebook” ishte tërësisht jashtë funksionit për rreth gjysmë ore.
E-Diaspora
-
Lozanë: Organizohet një seminar mbi gjuhën shqipe dhe rolin historik të qytetit të Manastirit Seminari do të mbahet më datë 13 dhjetor 2024...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
-
Kosovarja nga Austria, e pasionuar për trashëgiminë kulturore shqiptare
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
Jeta në Zvicër
-
Nga Vjena, Zvicra, Finlanda e Londra, qytetet e Evropës shkëlqejnë për sezonin e festave të fundvitit Nuk ka mbetur shumë kohë deri në ditën e Krishtlindjes. Në të gjithë Evropën dritat e...
-
Fshatrat më të bukur në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih