Shqipëria
Bien kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e BE-së
Deri në muajin maj nga Shqipëria janë regjistruar 395 kërkesa për azil.
Kërkesat për azil për vitin 2023 kanë rënë ndjeshëm. Në katër muajt e parë të këtij viti, Bashkimi Europian regjistroi 3.400 kërkesa, 12% më pak krahasuar me një vit më parë. Rënia është vënë re që në fillim të vitit. Në janar kanë qenë 925 kërkesa, e ndërsa në muajin prill është ulur numri i tyre në 720.
Shtetasit shqiptarë vendin kryesor kanë Francën, që renditet e para me 40%. Gjermania është e dyta me 22%, pasuar nga Greqia dhe Italia. Megjithatë shifrat e Gjermanisë nuk janë treguese, pasi ka dhe nga ata shtetas që udhëtojnë pasi kanë një kontratë pune.
Shqiptarët, në maj, sipas të dhënave të BE-së, kanë pasur 395 kërkesa për azil, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me një vit më parë sipas të dhënave të Eurostat vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar, në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.
Sa i takon Mbretërisë së Bashkuar, të dhënat nga Zyra e Statistikave të Emigracionit tregojnë se shifrat janë shumë herë më të larta. 15.925 qytetarë shqiptarë, kanë aplikuar për azil, shifër rekord sa i takon këtij vendi.
Ndërkohë nga të dhënat e 2023, 72 630 aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së. Krahasuar me prillin 2022 (54 350), kjo përfaqëson një rritje prej 34%. Kishte gjithashtu 5 310 aplikantë të përsëritur, një rënie prej 5 % krahasuar me prillin 2022 (5 610).
Sirianët ishin grupi më i madh i njerëzve, që kërkonin azil (9 420 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 405), venezuelianët (5 785), kolumbianët (4 770) dhe turqit (4 640).
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










