Autotech
Bien shitjet e veturave me naftë
Në vitin 2011, më shumë se gjysma, 55.7% e të gjitha veturave të reja të shitura në Evropë ishin me naftë. Kjo shkoi ngadalë në 50 % deri në fund të vitit 2016, dhe që atëherë, rënia është rritur në 45.7% në vitin 2017
Industria evropiane e automobilave në përgjithësi dhe Gjermania në veçanti pritën me nervozizëm vendimin e gjykatës muajin që shkoi, i cili lejon qytetet të ndalojnë përdorimin e mjeteve dizel në qendrat e qyteteve, në emër të shpëtimit të jetëve nga ajri i ndotur, por që mund të shkaktojë dëmtime ekzistenciale në industri.
Tashmë që Gjermania lejoi ndalimin e mjeteve që përdorin naftë në qendrat e qyteteve, qytete të tjera të mëdha evropiane ka gjasa t’i bashkohen këtij vendimi, shkruan ‘monitor’.
Në Gjermani, tregu më i madh i Evropës, shitjet e mjeteve me naftë të muajit të kaluar ranë në 33.3% të tregut, nga 45.1% në janar 2017, përcjell albinfo.ch.
Shitjet e mjeteve me naftë kanë filluar të “rrëshqasin” në Evropë. Në vitin 2011, më shumë se gjysma, 55.7% e të gjitha veturave të reja të shitura në Evropë ishin me naftë. Kjo shkoi ngadalë në 50 % deri në fund të vitit 2016, dhe që atëherë, rënia është rritur në 45.7% në vitin 2017, sipas IHS Markit, i cili parashikon një rënie të qëndrueshme në 42.0 % këtë vit, 40.0 % në vitin 2019 dhe më poshtë rreth 32% në vitin 2025. Sondazhe të tjera projektojnë një rënie edhe më të shpejtë, ndoshta 15% deri në vitin 2025.
Prodhuesit e veturave përballen me gjoba miliarda euroshe nëse nuk arrijnë të përmbushin deri në vitin 2021 objektivat e CO2.
Qeveria e mëparshme gjermane kishte rënë dakord për rregulla të reja me industrinë e automobilave që ambientalistët mendonin se nuk ishin mjaft të rrepta. Dukej se industria e automobilave kishte fituar argumentin, por ambientalistët mendonin se mund ta anashkalonin këtë marrëveshje, duke kërkuar ndalime në qendrat e qytetit.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










