Lajme
Rënie e theksuar e të hyrave nga taksat në Gjermani
Të ardhurat nga taksat e qeverisë gjermane dhe të 16 shteteve federale, gjatë muajit prill, u ulën për rreth 39 miliardë euro
Është bërë e ditur se të ardhurat nga taksat e qeverisë gjermane dhe të 16 shteteve federale, gjatë muajit prill, u ulën për rreth 39 miliardë euro, apo 23.5%, për shkak të pandemisë së koronavirusit, thuhet në raportin mujor të Ministrisë së Financave të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Tashmë ekonomia më e madhe e Evropës po përballet me recesionin e saj më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi masat për parandalimin e sëmundjes kanë penguar aktivitetet publike dhe biznesin.
Të dhënat tregojnë se situata mbase do të jetë e vështirë edhe gjatë muajve të ardhshëm, tha ministria.
Rënia e të hyrave ishte më theksuar nga taksat e të ardhurave, korporatave dhe trafikut ajror.
Thuhet se ndikimi i pandemisë në të ardhurat nga taksat ishte vërejtur në muajin mars, por tani është përshpejtuar.
Ministri i Financave në Gjermani, Olaf Scholz, tha në fillim të këtij muaji se kriza në të ardhurat tatimore nuk do ta ndalojë qeverinë të paraqesë një paketë stimuluese për të ndihmuar kompanitë të rimëkëmben nga kriza e koronavirusit.
Gjermania ka miratuar një paketë fillestare shpëtimi me vlerë më shumë se 750 miliardë euro, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë në ekonomi.
Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.
Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











