Shkurt.ch
Bignasca: Të ngrihet muri në mes të Zvicrës dhe Italisë
Një mur që do të ndalonte hyrjen e të huajve në kantonin e Tesinës do të kushtonte vetëm 15 milionë franga, ka thënë ai
Politikani i njohur kontrovers i Zvicrës italiane, Giuliano Bignasca, kreu i partisë Lega dei Ticinesi njihet për deklarimet e tij provokative dhe shpesh problematike.
Pas fitores së realizuar në zgjedhjet për qeverinë dhe kuvendin e kantonit të Tesinës, Bignasca, duke folur për gazetën “Tages Anzeiger” ka lëshuar margaritarin e radhës. Ndërtim i i një muri prej disa kilometrash në mes të Zvicrës (kantonit të tij) dhe Italisë, do të ishte, sipas tij, zgjidhja më e mirë për të mbrojtur Zvicrën nga strehimkërkuesit që vijnë përmes Italisë.
“Një mur i tillë do të kushtonte vetëm 15 milionë franga”, ka arsyetuar Bignasca.
Mirëpo, kokëçarjet më të mëdha Bignasca dhe partia e tij, i ka me italianët matanë kufirit. Ata kalojnë kufirin për çdo ditë për të punuar në Zvicër. Në këtë mënyrë, sipas Bignasca-s, italianët jo vetëm që u marrin punën zviceranëve por edhe mundësojnë dumpingun e rrogave.
Partia “Lega…” ashtu si dhe SVP, shfrytëzon retorikën populiste kundër të huajve dhe njësoj me partinë në fjalë, është e vendosur kundër hyrjes së Zvicrës në BE.
Edhe më parë, politikani temperament, Giuliano ka shkaktuar skandale të ndryshme. Ai ka qenë i dënuar për shkelje të ligjit mbi narkotikët, ka shtënë e armë në vend publik, etj.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025











