Lajme
BIK-u reagon ndaj grafiteve antislamike në Prishtinë
BIK-u përmes kësaj komunikate theksoi se kërcënimet me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve janë “akte të papranueshme dhe të dënueshme për shoqëritë normale”
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar ndaj grafiteve me përmbajtje antisilamike që të martën në mëngjes u panë në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë. BIK-u përmes kësaj komunikate theksoi se kërcënimet me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve janë “akte të papranueshme dhe të dënueshme për shoqëritë normale”.
Më tej në komunikatë thuhet se as BIK, as institucionet e vendit “nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim”. “Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit. Këtë veprim e konsideromë të izoluar dhe ftojmë qytetarë e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mosdurim.
Feja dhe objektet fetare te ne gjithherë kanë qenë në funksion të paqes, mirëkuptim, tolerancës e harmonisë. E tillë do jetë edhe xhamia Qendrore e Prishtinës. Ftojmë organet kompetente që autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka raportuar se të martën në mëngjes janë gjetur një sërë grafitesh në muret e Fakultetit të Filologjisë, të cilat janë cilkësuar si kërcënime. “O Shpend Ahmeti, në Dardani, s’do të ketë Xhami Turke, do të ketë gjak. Do të vritesh o qen. Poshtë VV e Albin Talibani”. “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim Turkut, Avni Rrustemi Rrnoft”, ka njoftuar policia për përmbajtjet e grafiteve.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













