Lajme
Bilanci aktual i infektimeve në Zvicër
Të dhënat e fundit në Zvicër rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi
Shteti i Zvicrës deri më tani ka kryer 829,158 testime për Covid-19.
Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 35,927 infeksione me koronavirus, shkruan albinfo.ch.
Nga numri total i të prekurve, në Zvicër janë shënuar 1,986 viktima, shkaku i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje mesatare të infeksioneve në Zvicër. Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020 kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 31.900 persona.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit Eurovision po përballet me një krizë që po thellohet pasi këngëtari zviceran Nemo, fituesi i vitit... -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026












