Lajme
Bill Gates jep fonde për shërimin e një sëmundjeje që prek fëmijët
Bill Gates ka deklaruar se objektivi i tij numër 1 është të zhdukë poliomielitin nga faqja e dheut
Në një intervistë për “The Telegraph”, miliarderi i shndërruar në filantrop, i cili punon prej dy dekadash kundër kësaj sëmundjeje, tha se poliomielitit i kanë mbetur vetëm dy “fortesa” që duhen shembur, në Afganistan dhe Pakistan.
“Të them të drejtën, do të bëja gjithçka për të ndihmuar në fushatën kundër polios, është prioriteti kryesor për fondacionin tonë”, tha Gates. Ai shtoi se partnerët e fondacionit të tij kanë arritur të takohen me Talebanët në Katar, por situata për të ndërhyrë atje është e ndërlikuar, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Por Gates u shpreh i lumtur që Talebanët kishin mbajtur në detyrë ministrin e Shëndetësisë që shërbente para marrjes së pushtetit nga ata. Ndërsa në Pakistan, pengesa më e madhe po bëhen përmbytjet.
Bill Gates, duke i dhënë një bebeje vaksinën e poliomielitit, Indi, viti 2002. Foto: Reuters
Përveç këtyre dy shteteve, raste me poliomielit janë shfaqur në Malavi dhe Mozambik, por edhe në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. “Kjo tregon se mund të na kthehet kudo në botë”, tha Gates. “Nëse dorëzohemi, do të përhapet sërish masivisht dhe do të kemi 100 mijë fëmijë të paralizuar çdo vit. Kështu që, në këndvështrimin tim, na duhet këmbëngulje që të kemi sukses”.
Këtë fundjavë, nisi në Berlin Samiti Botëror i Shëndetësisë, ku do të kërkohet të sigurohet një fond prej 4,8 miliardë dollarësh për katër vjetët e ardhshme, vetëm për Nismën e Zhdukjes Globale të Poliomielitit. Të dielën, Gates premtoi se fondacioni i tij do të sigurojë 1,2 miliardë dollarë. Që prej vitit 2007, ai ka dhuruar thuajse 5 miliardë dollarë për këtë nismë.
Miliarderi amerikan ka qenë një prej personave më të përfshirë edhe në luftën kundër koronavirusit, gjatë viteve të pandemisë, duke u vënë shpesh në qendër të kritikave dhe teorive konspirative për këtë. Në një intervistë për BBC në maj të këtij viti, themeluesi i Microsoft tha se është ndierë tmerrësisht keq kur njerëzit i kanë bërtitur në rrugë duke i përmendur këtë teori. Ai ka qenë prej kohësh mbështetës i vaksinave, dhe ka shpenzuar miliarda dollarë në programet e vaksinimit në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











