Lajme
Bill Gates vjen me parashikime për 5 vjetët e ardhshme
Bill Gates, themeluesi i Microsoft, mori pjesë në një nga samitet e fundit të revistës “Forbes”, ku bëri një parashikim të asaj që do të ndodhë në pesë vjetët e ardhshme. Gates parashikon në periudhën afatshkurtër një të ardhme të ndërlikuar, përballë situatës aktuale të krijuar nga lufta në Ukrainë dhe nga pasojat që ka lënë pandemia e koronavirusit në nivelin ekonomik.
“Pesë vjet të komplikuara janë përpara, sepse kemi borxhet e pandemisë, kemi luftën në Ukrainë dhe cikli ekonomik po ndryshon”, u shpreh Gates. Përveç kësaj, ai theksoi se gjatë periudhës së pandemisë, deri në 95% e kërkimeve në internet kishin të bënin me teori konspirative në lidhje me Covid-19, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Objektivat më imediate të fondacionit të drejtuar prej tij për 25 vjetët e ardhshme, sipas vetë Gates, do të jenë studimi i sëmundjeve infektive, por edhe atyre sëmundjeve që shkaktojnë pabarazi në nivel global.
Disa ditë më parë, në një opinion të gjatë të publikuar në “The New York Times”, biznesmeni Bill Gates analizoi situatën aktuale në botë dhe dërgoi një mesazh pesimist për gjendjen aktuale të varfërisë, mjedisit, kequshqyerjes dhe vdekshmërinë e nënave.
“Pas shtatë vjetësh, bota nuk është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet”, tha Gates.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












