Lajme
Bindet Serbia, i kthehet dialogut
Ende nuk dihet se me çfarë kushtesh është kthyer Serbia në dialog apo nëse ajo është pajtuar se për doganat nuk mund të bisedohet
Lehtësuesi europian në dialogun Kosovë-Serbi, Robret Cooper, në Beograd, ka arritur t’i bind zyrtarët serbë që të kthehen në dialog.
Këtë e ka konfirmuar Borko Stefanoviq, i cili është shef i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën.
“Në bisedën me ndërmjetësin e BE-së Robert Cooper është arritur pajtimi që dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë”, ka thënë Stefanoviq, raportojnë mediat serbe.
Dialogu Prishtinë-Beograd u ndërpre ditë më parë, për shkak se Serbia dështoi ta fus në tryezë çështjen e pikave kufitare të Veriut të Kosovës.
Ende nuk dihet se me çfarë kushtesh është kthyer Serbia në dialog apo nëse ajo është pajtuar se për doganat nuk mund të bisedohet në Bruksel.
Cooper, ka takuar edhe të ashtuquajturin Ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviq.
Agjencia serbe Tanjug raporton se, pas takimit, Bogdanoviç ka thënë se është e nevojshme që të vazhdojë dialogu me Prishtinën – i ndërprerë pas dështimit të Beogradit për të diskutuar në Bruksel për pikat doganore në Veri të Kosovës.
Po ashtu, sipas tij, është pajtim i dy palëve, Serbisë dhe BE’së, që të ketë një hetim të pavaruar për incidentet e fundit në Jarinje.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












