Lajme
BioNTech: Mund të vaksinojmë shumicën e gjermanëve deri në fund të verës
Themeluesi i BioNTech, partner me Pfizer në bërjen e një prej vaksinave të para të koronavirusit që është aprovuar për përdorim, është optimist se virusi do të jetë nën kontroll në shumicën e vendeve evropiane deri në fund të verës.
Qeveritë e Bashkimit Evropian po përballen me kritika për fillimin e ngadaltë të fushatave të tyre të vaksinimit, duke e lënë bllokun të mbetet shumë prapa vendeve të tilla si Izraeli, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Por, themeluesi i BioNTech, Ugur Sahin, tha se ai ishte optimist që problemet do të rezultonin të përkohshme, duke shtuar se ishte e mundur të sigurohej që 70% e gjermanëve të vaksinoheshin deri në fund të shtatorit.
“Në shumë vende evropiane dhe SHBA ndoshta nuk do të kemi nevojë për bllokime deri në fund të verës”, i tha ai gazetës Welt am Sonntag.
“Do të ketë shpërthime, por ato do të jenë zhurmë në sfond. Do të ketë mutacione, por ato nuk do të na frikësojnë”.
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Bora e freskët në Zvicër krijon kushte ideale për skijim Stacionet e skive në Graubünden dhe Valais janë mbuluar nga mbi një metër borë e freskët... -
Vernissage i ekspozitës personale “Gruaja Matrioshkë” në Clarens -
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft -
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë












