Kosova
Bislimi: Kemi dorëzuar raport për largimin e masave ndëshkuese
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka njoftuar se në takimin e një dite më herët me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak ia kanë dorëzuar një raport pesë faqësh me arsyet se pse duhet të largohen masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia ka vënë Kosovës.
“Ne, mbrëmë i kemi dorëzuar z. Lajçak një dokument pesëfaqësh ku ne tregojmë pse Kosovës duhet t’i hiqen masat, për arsye se zakonisht thuhet se Kosova i ka plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat e BE-së por mbetet edhe diçka të bëhet në këtë drejtim. Aty ne kemi listuar diku 10 aktivitete që kemi bërë që nga qershori i vitit të kaluar për të cilat besojmë që Komisioni Evropian i ka rrugët që të deklarojë që Kosova është shumë konstruktive dhe Kosovës duhet t’i hiqen masat. Këshill i BE-së në dhjetor ka konstatuar që ata janë të interesuar dhe të gatshëm t’i kthehen diskutimit për heqjen e masave dhe që këtë ta bëjnë në të ndërlidhur me një shkresë që z. Borrell duhet ta dorëzojë te palët me rekomandimin për heqjen e masave. Ne mendojmë që z. Borrell ka më shumë argumente se sa që duhen për ta dërguar këtë letër dhe mosdërgimi i kësaj letre mund të krijojë indikacione që masat po keqpërdoren për ndonjë synim tjetër i cili nuk ndërlidhet me eskalimin në Veri të Kosovës”, tha Bislimi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











