Kosova
Bislimi: Serbia po tenton të bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet për të penguar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke tentuar të bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh).
Ky bllokim, sipas Bislimit, po bëhet përmes refuzimit të regjistrimit të kryetarit të ri të KKSh-së, Enkel Rexhepit, një veprim që konsiderohet si ndërhyrje politike dhe shkelje e të drejtave të shqiptarëve nga Serbia.
“Ndihma e Kosovës për shqiptarët e Luginës është legjitime, fondet janë transparente dhe përbëjnë një mbështetje të drejtë e të nevojshme. Ndërsa bllokada ndaj funksionimit të KKSh-së është një ndërhyrje politike pa asnjë bazë ligjore, e cila synon ta mbajë këtë institucion jofunksional dhe të pafuqishëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve”, ka shkruar Bislimi.
Ai ka theksuar se Serbia synon të kontrollojë institucionet shqiptare në Luginë dhe të shuajë çdo zë të pavarur që kundërshton politikat e saj diskriminuese.
“Serbia dëshiron që shqiptarët të mos kenë zë dhe përfaqësim, por ne nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë këtyre shkeljeve,” ka shtuar ai.
Bislimi ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen ndaj shqiptarëve të Luginës, pavarësisht pengesave të Serbisë.
Zëvendëskryeministri ka bërë thirrje që edhe komuniteti ndërkombëtar të jetë vigjilent ndaj këtyre zhvillimeve dhe të reagojë ndaj përpjekjeve të Serbisë për të shkelur të drejtat e shqiptarëve në rajon.
Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i vetëqeverisjes i komunitetit shqiptar në Serbi. Këshilli është formuar më 3 korrik 2010.
Gjatë ditës së sotme, edhe kryetari i ri i këtij këshilli, Enkel Rexhepi, ka reaguar duke thënë se Serbia po refuzon ta regjistrojë kryetarin e ri me arsyetime burokratike.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











