Ekonomi
Bitcoin vazhdon të bie
Gjatë dhjetorit nuk ka ndodhur asnjëherë që Bitcoin të regjistrohet dy ditë rresht në rritje
Bitcoin ka mbyllur javën e shtatë me radhë në rënie, duke u ndalur pranë nivelit të 3000 dollarëve, që është edhe niveli më i ulët që prej shtatorit të vitit të kaluar.
Monedha më e madhe dixhitale u ndal kështu pranë 3200 dollarëve, pas një rënie me 5.4% vetëm ditën e enjte.
Në një javë rënia fiksohet në 4%. Kriptovalutat kanë fshirë rreth 730 miliardë dollarë në vlerë tregu që prej muajit janar kur edhe prekën majat. Asokohe, bitcoin kuotohej pranë nivelit të 20 mijë dollarëve, transmeton ‘Scan’.
Rënia që pasoi nuk ka ditur më të ndalet, thuajse për të gjitha kriptovalutat, që ndjekin performancën e të mëdhajave, si bitcoin apo etherum. Në përformancën e javës kanë pasur ndikim edhe kërcënimet për bombë, përcjell albinfo.ch.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, në disa prej qyteteve kryesore ka pasur alarm për bombë, nëpërmjet një shantazhi ku kërkoheshin 20 mijë dollarë në bitcoin.
Gjatë dhjetorit nuk ka ndodhur asnjëherë që Bitcoin të regjistrohet dy ditë rresht në rritje.
Gjithsesi, vlera prej 3200 dollarë nuk është ajo reale, pasi sipas ekspertëve, vlera reale e bitcoin duhet të jetë mes 13.800 dhe 14.800 dollarëve.
Sipas ekspertëve, ecuria në tregje e kriptovalutave nuk e zbeh aspak potencialin që ato kanë në të ardhmen, e sidomos sa i përket përdorimit të teknologjisë blockchain.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












