Lajme
Biznese të interesit
Nga 110 mijë biznese sa janë të regjistruara në Kosovë, vetëm 47 mijë prej tyre deklarojnë dhe paguajnë tatim.
Mbi 63 mijë pronarë biznesesh në Kosovë kanë marrë tenderë nga qeveria, kredi në banka e viza në ambasada të huaja pa pikë problemi, por që nga themelimi i tyre asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit. Shumica e tyre nuk kanë adresë e as zyrë. Me gjasë pronarët e tyre kanë harruar se i kanë ato ndërmarrje, pasi që kanë përfunduar punët për të cilat u është dashur të kenë një biznes të regjistruar, shkruan Express.
Në regjistrin e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë figurojnë 110.222 biznese të profileve të ndryshme. Ndërkaq, vetëm 47 mijë prej tyre deklarojnë dhe paguajnë tatime në Administratën Tatimore të Kosovës. Kjo tregon se më shumë se gjysma e firmave nuk e njohin ATK-në.
Kjo e fundit dhe ARBK-ja thonë se i harmonizojnë të dhënat mes vete për çdo javë, por duket se baza e të dhënave në MTI ka nevojë për freskim, pasi as pas fillimit të fiskalizimit nuk dihet se cilat biznese janë reale e cilat fiktive.
Këto të dhëna po u shkaktojnë shumë telashe inspektorëve. Zyrtarë të ATK-së, në kushte anonimiteti, thonë për gazetën Express se shpesh ka ndodhur që inspektorët tatimorë të mos i gjejnë bizneset që figurojnë si borxhlinj në adresat që i kanë shënuar në fletëregjistrim ose kanë gjetur ndonjë person krejt tjetër në vend të pronarit të regjistruar.
Mospërputhjen e të dhënave në ATK e arsyetojnë me fiskalizimin e bizneseve që nuk i nënshtrohen regjistrimit në Kosovë.
Ngjashëm thotë edhe drejtori i ARBK-së, Gazmend Mejzini, i cili tregon se për çdo javë dërgohen raporte rreth regjistrimit dhe statusit të bizneseve në Administratë.
Kjo e fundit tashmë e ka hartuar një listë me mbi 40 mijë biznese që i llogaritë si jo aktive të cilat nuk kanë paguar tatime që nga viti 2000-2008.
Por, kjo listë duket se u ka ndihmuar shumë kompanive që të përfitojnë pa paguar taksa.
Në raportin e fundit edhe Auditori Gjeneral ka konstatuar se Administrata Tatimore e Kosovës po i mban në evidencë bizneset joaktive, që nuk paguajnë fare tatime, duke iu mundësuar kështu atyre të përfitojnë tenderë nga Qeveria e Kosovës.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












