Lajme
Bizneset e vogla dhe të mesme, shtyllë për zhvillimin e vendit
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë bizneset të cilat e përbëjnë 99 për qind të zhvillimit ekonomik dhe cilësohet si njëri ndër sektorët bazë në krijimin e një buxheti të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.
Kështu u vlerësua nga panelistët në konferencën e mbajtur nga Agjencia për Përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me temën “Integrimi evropian i Kosovës përmes zhvillimit të biznesit të vogël”.
Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në kuadër të MTI-së, Granit Berisha, duke folur për rëndësinë e këtyre bizneseve, tha se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme llogariten si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Kurse, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka deklaruar se orientimi në biznese të vogla dhe të mesme është shumë i rëndësishme dhe zhvillimi i tyre do të krijonte edhe vende të reja pune.
Sipas tij, është me rëndësi jetike që të nxitet dhe të përkrahet zhvillimi i sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke u krijuar sa më shumë lehtësira administrative në bërien e biznesit.
Mirëpo, shefi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock është shprehur i impresionuar me punën që e kanë bërë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Stock, ka theksuar se meqë pasuria më e madhe e Kosovës janë të rinjtë e saj, atëherë është shumë e rëndësishme që atyre t’u ofrohet një mjedis i mirë për themelimin e një biznesi.
Në këtë konferencë janë publikuar edhe emrat e tri kompanive më të suksesshme, të cilat kanë kontribuar në arkën shtetërore.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












