Lajme
Bizneset kërkojnë reciprocitet ndaj produkteve serbe
Pas mocionit për masa reciproke ndaj produkteve serbe, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, bizneset presin nga qeveria të fillojë zbatimin
Bizneset vendore ishin përfituesit më të mëdhenj kur Qeveria e Kosovës më 20 korrik të këtij viti pati bllokuar produktet e Serbisë dhe humbësit më të mëdhenj kur Qeveria i largoi masat e reciprocitetit 40 ditë më vonë.
Tashti, pas mocionit për marrjen e masave reciproke ndaj produkteve serbe, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, bizneset vendore shpresojnë se qeveria do të fillojë zbatimin.
Pronari i kompanisë “ASK Foods” në Gjilan, Erton Namoni thotë se ky do të ishte një vendim mjaft i qëlluar.
“Së pari shpresoj që do të bëhet. Është arritje e madhe sa i përket rikthimit të reciprocitetit. Është pak e vonshme. Ishte dashur të vazhdojë reciprociteti, por pasi që u bë ndërprerja, besoj që do të ishte mirë të rikthehet. Të shohim a do ta aprovojë qeveria, meqë është në një kohë të keqe dhe kur Evropa është hapur ndaj neve dhe mund të na dalin probleme me Unionin Evropian”, thekson Namoni për Radio Evropa e Lirë.
Mocioni për marrjen e masave reciproke ndaj produkteve serbe ishte iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Masat reciproke i kërkon edhe kompania “Pestova”, në Vushtrri. Pronari i saj, Bedri Kosumi thotë se Serbia asnjëherë nuk e ka respektuar marrëveshjen për njohje reciproke të vulave. Ai thotë se edhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ata nuk kanë mundur të eksportojnë në Serbi.
“Një muaj, sa ka zgjatur masa e reciprocitet, ne kemi marrë frymë lirshëm. Kjo nuk do të thotë se ne dëshirojmë ta mbajmë monopolin. Jo monopolin, por dëshirojmë të jemi të barabartë. Nëse Serbia shet në Kosovë, edhe ne dëshirojmë të shesim në Serbi, e ne në asnjë mënyrë nuk po arrijmë, për shkak se, përveç bllokadës institucionale, ata bëjnë edhe bllokada tjera të produkteve tona”, tha Kosumi.
Erton Namoni thotë se eksportin e parë për Serbi e ka bërë vetëm para një jave.
“Rastin e parë të eksportit në Serbi e kemi javën e kaluar – kemi dërguar mall në Beograd. Ndërkaq, sa i përket transitit, e kemi shfrytëzuar për dy dërgesa në Kroaci dhe një për Gjermani”, tregon ai.
Reciprociteti ndaj produkteve të Serbisë të aplikuara në korrik të këtij viti kishte ndikuar në rritjen e kërkesave për prodhimet vendore. Kjo, sipas tyre, ka bërë që të ketë përmirësim të gjithëmbarshëm ekonomik. Ata kërkojnë konkurrencë të mirëfilltë tregtare.
“Ne kemi konkurrencë edhe prej vendeve të BE-së, prej Turqisë, prej vendeve tjera, por konkurrenca që vjen nga vendet e tjera është pikërisht ajo konkurrencë që të forcon, ndërsa konkurrenca që vjen nga Serbia është e pamundur të parashikohet”, shprehet Bedri Kosumi.
Sidoqoftë, pavarësisht mocionit për marrjen e masave reciproke në raport me mallrat serbe, në ekzekutivin e vendit thonë se nuk do të mund të merret ky hap, meqë vendimi për reciprocitet me Serbinë, në aspektin tregtar, “ekziston dhe aktualisht është duke u zbatuar”.
“Ju e dini se Serbia i ka njohur vulat e Doganave të Kosovës. Njëjtë ka vepruar edhe Kosova me heqjen e masave të reciprocitetit. Prandaj, ne realisht jemi në një raport reciprok me Serbinë sa u përket vulave doganore”, tha ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.
“Nëse kërkohet bllokadë apo mbyllje e kufirit, ai është tjetër mocion dhe do të nënkuptonte diçka tjetër. Por, nëse thuhet masa reciproke me Serbinë në aspektin tregtar, atëherë ne jemi duke i zbatuar këto masa, për shkak se ka njohje reciproke të vulave”, tha Kusari-Lila. ( Albinfo & Europa e Lirë)
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












