Lajme
Bizneset mund të përfitojnë deri në 1 milion dollarë
Projekti BiD Network planifikon të ofrojë për bizneset e Kosovës ndërlidhje me investitorët e mundshëm
Oda Ekonomike e Kosovës, bashkë me Bussines Suport Centre Kosovo, ka prezantuar projektin BiD Network përmes të cilit synohet që t’u ofrojë ndërmarrjeve të vogla e të mesme ndihma financiare prej 10 mijë deri në 1 milion dollarë.
Projekti BiD Network planifikon të ofrojë për bizneset e Kosovës ndërlidhje me investitorët e mundshëm, përfitim të kredive nga bankat si dhe përfitim nga fondet për ndërmarrje të vogla e të mesme nga e gjithë bota.
“Bid Network ka një komunitet online, ka 40 mijë anëtarë nga e gjithë bota, ku secili biznes që regjistrohet ka mundësi që të shkëmbejë ide me ndërmarrësit e tjerë nga e gjithë bota”, ka thënë Muhamed Rexhepi, zv.drejtor i BSCK-së, shkruan Koha Ditore.
Nëpërmjet këtij projekti, sipas tij, bizneseve në Kosovë do t’u ofrohet ekspertizë falas nga ekspertët ndërkombëtarë të biznesit.
Ndërkaq, Berat Rukiqi, sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka deklaruar se ky projekt do t’u ndihmojë bizneseve e sidomos atyre që kanë ngarkesa nga obligimet kreditore ndaj bankave. Fillimisht, sipas Rukiqit, një përkrahje të drejtpërdrejtë do ta ketë sektori i bujqësisë dhe pastaj përkrahja do të vazhdojë me sektorët e tjerë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













