Ekonomi
Biznesmenët amerikanë njoftohet me mundësitë për investime në Kosovë
Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se një delegacion i bizneseve amerikane po qëndron këto ditë në Kosovë dhe ata kanë organizuar takime me disa përfaqësues të bizneseve që operojnë në Kosovë, me qëllim informimin lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorët amerikanë.
Biznesmeni amerikanë, Michael Stoltzfus, u interesua lidhur me kualitetin e arsimit në vend si dhe zhvillimin e ndërmarrësish si disa nga shtyllat kyçe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, transmeton albinfo.ch.
Stoltzfus përmendi rininë e Kosovës si një aset mjaft të vlefshëm i cili mund të rezultojë në rritje më të qëndrueshme të vendit duke reflektuar në themelimin e një numri më të madh të ndërmarrjeve të reja gjë që pastaj përkthehet në vende të reja pune.
Ndërsa kryetari i Bordit të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, ka thënë se rrjetëzimi mes bizneseve vendore dhe atyre amerikane është ndër mënyrat më të mira për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe për të siguruar numër më të lartë të investimeve amerikane.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











