Shqipëria
Biznesmenja e kërkuar nga drejtësia shqiptare lokalizohet në Austri, nis procesi i ekstradimit
Prokuroria e Posaçme gjen ne Austri biznesmenen e kërkuar nga drejtësia, Stela Gugallja. E shpallura në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ajo është lokalizuar në shtetin austriak. Autoritetet vendase e kanë vënë atë në dijeni për urdhër-kërkimin shqiptar.
Burime pranë SPAK bënë me dije për A2 se nuk ka ndonjë masë sigurie “arrest në burg” ndaj saj në këtë vend. Pala shqiptare ka përcjellë të gjitha aktet e dosjes së SPAK kundër Gugalljes. Ndaj saj ka nisur procesi i ekstradimit, por ende nuk ka një vendim për lejimin ose jo të ekstradimit të saj në Shqipëri.
Në Shqipëri Gugallja është marrë si e pandehur nga SPAK në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Sipas SPAK, në cilësinë e administratores së “Albtek Energy”, kompania koncensionare, ka kryer “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “pastrim parash”, përcjell albinfo.ch.
Ajo dyshohet se ka përfituar përmes ryshfetit kontratën koncensionare dhe ka përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të fshehur origjinën e paligjshme të parave.
Këtë e ka bërë sipas SPAK në bashkëpunim me dy biznesmenët e tjerë të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto e Klodian Mërtiri, si dhe ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













