Portrete të firmave
BKT Kosova, Banka më e mirë ndër vite
Gjatë vitit 2022 rezultatet financiare të BKT Kosova ishin të një performance të lartë, duke gjeneruar profitabilitet rekord dhe duke vendosur rekorde të tjera në secilën nga linjat e biznesit. Banka shënoi një nga ritmet më të larta të rritjes në Kosovë. Vlera e aseteve shënoi rritje prej 23%, duke arritur në 1 miliard euro.
Depozitat u rritën për 20%, duke arritur vlerën prej 797 milionë euro, ndërsa portofoli i kredive u rrit për 25%, duke arritur vlerën prej 524 milionë euro, të gjitha këto duke ruajtur një raport shumë të ulët të kredive joperformuese prej 1.45%, dhe një bilanc të qëndrueshëm financiar. Rezultatet e arritura siguruan një fitim neto prej 19.7 milionë euro, me një normë mesatare të rritjes prej 24% përgjatë 5 vjetëve të fundit.
Banka ka arritur të ketë rritjen më të lartë në të gjitha kategoritë krahasuar me homologët e saj në tre vjetët e fundit, duke shënuar ritme të qëndrueshme të rritjes ndër vite. Banka ka shumëfishuar rritjen prej 2.65, 1.97 dhe 2.21 krahasuar me mesataren e grupit të homologëve në asete, kredi dhe depozita respektivisht.
Përgjatë vitit 2022, banka pasuroi më tej paketën digjitale në aplikacionin e saj BKT Mobile. Përveç hapjes së llogarisë digjitale dhe kredisë digjitale, aplikacioni BKT Mobile tani përfshin gamën e plotë të produkteve digjitale. Lansimi i produkteve të reja digjitale i mundëson tashmë klientëve të BKT-së të aplikojnë për Kartë Krediti dhe Mbitërheqje përmes aplikacionit BKT Mobile, në një proces që përfundon brenda 4 hapave të shkurtër, duke marrë përgjigjen e miratimit menjëherë.
Banka ka avancuar zbatimin e sistemeve të automatizuara digjitale. Gjatë vitit 2022 banka filloi kapitullin tjetër të evolucionit të saj digjital, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë së Procesit Robotik të Automatizimit në dhënien e kredisë, duke lejuar përpunimin më të shpejtë dhe më të saktë të aplikacioneve për kredi. Kjo teknologji ka reduktuar dukshëm kohën e përpunimit duke rezultuar në një kohë të shkurtuar për miratimet e kredisë, dhe si rezultat përmirësimin e përvojës së klientëve në bankim. Me suksesin e zbatimit të Procesit Robotik të Automatizimit, banka do të vazhdojë të shfrytëzoj mundësitë për të zgjeruar përdorimin e automatizimit në fusha të tjera.
Duke bërë revolucion në industri, banka lansoi platformën Dora e Parë, duke ofruar një përvojë transparente dhe pa probleme në blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme dhe automjeteve.
Platforma u ofron klientëve një gamë të gjerë marrëveshjesh dhe opsionesh financimi, së bashku me lehtësinë e qasjes tek partnerët tregtarë, agjensionet e patundshmërisë, auto sallonet dhe individët të përfshirë në procesin e blerjes dhe shitjes së pasurive të paluajtshme dhe automjeteve.
Si mirënjohje për arritjet e saj, BKT Kosova mori një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh ndërkombëtare vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2023, duke përfshirë: “Banka më e mirë në Kosovë 2022” nga Emea Finance, “Banka më e mirë në Kosovë 2023” dhe “Inovatorët 2023” për të dytin vit me rradhë nga Global Finance, “Çmimin Global për Bankingun Privat 2023” nga Euromoney, “Banka më e mirë në Kosovë 2023” nga World Business Stars Magazine dhe Cosmopolitan The Daily, “Banka më e mirë Digjitale në Kosovë 2023” nga Global Brands Magazine dhe Finance Derivative Magazine, ndërsa nga World Business Outlook Awards 2023 BKT Kosova merr çmimin “Banka me e mirë për Bankimin Individual 2023”.
/Shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














