Lajme
BKUK, pasurohet me libra të rrallë
Edhe Biblioteka Qendrore e Zvicrës, është ndër donatoret. Ajo i ka dhuruar BKUK-së 3000 tituj nga 65 shtëpi botuese
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, muajt e fundit është pasuruar me një mori librash e revistash, si dhe materialesh tjera bibliotekare nga donatorë të ndryshëm. Ata janë nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra dhe Gjermania, ka bërë të ditur ky institucion përmes një komunikate për media.
Një prej donacioneve më të rëndësishme vjen nga koleksionistja e njohur e veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee nga Anglia, e cila vite më parë i ka dhuruar BKUK-së librin me titull “Historia për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, Princit të Epirotëve” nga Marin Barleti, përkthim nga latinishtja në gjermanishte i vitit 1533, që njëherësh është edhe libri më i vjetër në BKUK .
Koleksionistja e njohur Nugee i ka dhuruar BKUK-së edhe një libër të rrallë në gjuhën angleze, botim i vitit 1656 me titull “Nga jeta e fisnikëve grekë dhe romakë”, i cili përmbledh në vete historinë, filozofinë dhe mendimet e çmuara të personaliteteve të rëndësishme si filozof, mendimtar, shkencëtar dhe burrështetas të periudhës antike deri në mesjetë. Vlen të përmendet se në këtë libër nga një kaptinë e veçantë u kushtohet Mbretit të Epirit Pirros dhe Princit të Epirotëve Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ky është një libër i rrallë, me mjaft vlerë, që i pasuron fondet e koleksioneve të veçanta të Bibliotekës.
Një donacion tjetër që ka rëndësi të veçantë, sidomos për zhvillimin e koleksioneve të librit universitar vjen nga Biblioteka Qendrore e Zvicrës, e cila ka bërë dhurimin e librave prej 3000 titujve. Këtu përfshihen librat e 65 shtëpive botuese.
Librat dhe tekstet tjera universitare janë kryesisht në gjuhët: gjermane, angleze, italiane, frënge , spanjolle etj. Librat janë të fushave të ndryshme si:, libra enciklopedikë, nga historia, letërsia, filozofia, shkencat politike etj. Pra, shumica prej tyre kanë të bëjnë me koleksionet universitare në fusha të ndryshme të shkencës.
Gjithashtu, të vlerës së veçantë janë edhe librat e dhuruar nga Anthony Mullings, Drejtor i Qendrës së Moralit dhe Mirëqenies së Ushtrisë Amerikane në Bondsteel dhe Renne Favors, Programere në Bondsteel, të cilët i kanë dhuruar BKUK-së libra nga fusha beletristikës, kryesisht romane në gjuhën angleze nga shkrimtarë të njohur anglezë dhe amerikanë. Një pjesë e fondit të këtyre librave është ndarë edhe për bibliotekën e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Përmes Iniciativës studentore shqiptaro-gjermane TASH , përkatësisht studentëve shqiptarë në Frankfurt, BKUK-së i është dhuruar një bibliotekë pedagogjike mbi 4000 libra, kryesisht në gjuhën gjermane.
Në ceremoninë e dorëzimit, pos përfaqësuesve të MASHT-it dhe BKUK-së ishte prezent edhe Knoth, Leitnanti i lartë i KFOR-it gjerman. Për realizimin e këtij projekti kanë kontribuar Muhamet Idrizi, kryetar i Iniciativës Studentore Shqiptaro-Gjermane TASH dhe Mirlinda Mujeziq, anëtare e kësaj Iniciative, thuhet në njoftim.
Duhet theksuar se ky donacion është mundësuar edhe me mbështetje të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, pastaj nga Divizioni X i Komandantit të KFOR-it Bühler në Sigmaringen, i cili e bëri transportin e librave nga Gjermania në Kosovë. Kontribut të veçantë ka dhënë edhe komuniteti shqiptar i Kishës Katolike në Stuttgart në emër të Viktor Spaqit.
Librat janë kryesisht nga fusha e pedagogjisë, filozofisë dhe shkencave shoqërore.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










