Lajme
Blej një libër dhe ndihmo femrat e përdhunuara
Organizata “Jeta në Kastriot”, e cila përkujdeset për mbi 216 femra të përdhunuara dhe 47 jetimë të kësaj kategorie, ka ftuar qytetarët vullnetmirë që të ndihmojnë në sigurimin e pakove ushqimore dhe gjërave të tjera elementare për dhjetëra familje.
Si pasojë e mungesës së donacioneve, kjo organizatë thotë se ka mundësi që ndihmat të bëhen dy mënyra: e para duke blerë librin “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, në gjuhën shqipe, angleze, italiane ose gjermane, me çmim prej 10 eurosh për një libër dhe mjetet të shkojnë për të ndihmuar femrat e përdhunuara ose e dyta të blini pako ushqimore për t’i dhuruar për nevojtarët.
Në këtë organizatë shpresojnë që nga shitjet e librit të sigurojnë këto pako ushqimore si dhe veshmbathjeve për fëmijët e viktimave dhe fëmijëve skamnorë, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












